Theret një person në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Theret një person në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Këtë të martë në Podujevë është therur një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin për Gzetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë pë rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku edhe ka njoftuar se Policia ka arrestuar personin e dyshuar.

“Sot rreth orës  15:00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë”, ka thënë Ahmeti.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar personin e dyshuar”, deklaroi ajo.

“Në koordinim me prokurorinë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”. /Gazeta Enigma/

Related Articles