Therja e një personi në Podujevë, policia jep detaje

Therja e një personi në Podujevë, policia jep detaje

Policia ka dhënë detaje në lidhje me therjen me thikë të një personi në Podujevë, duke njoftuar se janë arrestuar tre persona.

Në raportin 24 orësh thuhet se dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Është pranuar një informatë për përleshje mes disa personave. Në vendin e ngjarjes është hasur viktima mashkull kosovar i lënduar, i cili dyshohet se është lënduar me një mjet i mprehtë-thikë, dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman të mjekësor”.

“Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dy mjete të mprehta-thika. Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Related Articles