Mbrëmë ka ndodhur një përleshje mes disa personave në Prishtinë, ku një person është therur me mjet të mprehtë.
Ndërkohë, sot janë arrestuar katër persona lidhur me këtë sulm, të cilët i përkasin moshave 18 dhe 19.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, duke bërë të ditur se janë arrestuar katër persona.
“Mbrëmë nga zyrtarët policor të kryeqytetit, janë arrestuar katër persona të dyshuar për rastin “Vrasje në tentativë”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë , me ç’ rast, një nga viktimat kishte pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë, përderisa të tjerët si rezultat i përleshjes. Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet hetimore të policisë, janë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit”, thuhet në konfirmim.
“Ndaj tyre policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Vrasja në tentativë” si dhe “Lëndim i rëndë trupor” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, thuhet tutje në konfirmim.