Një person ka mbetur i therur me thikë pas një përleshje mes nxënësve në një shkollë të Drenasit.
I njëjti tashmë është transferuar për mjekim në QKUK, ku për Klankosova.tv, shefi i repartit intensiv, Shaqir Uka, tha se gjendja e tij aktualisht është stabile.
“Është një djalë i ri që ka pësuar një lëndim me thikë në qafë në regjionin e djathtë. Gjendja e tij për momentin është stabile dhe vazhdon të marrë të gjithë tretmanin mjekësor”, është shprehur Uka.
Tutje, ai tha se pas ekzaminimeve, aktualisht po monitorohet në mjekimin intensiv.
Kujtojmë se në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar dy persona të mitur, ndërsa i treti është në kërkim.