Therja me thikë mes familjarëve në Pejë, Policia jep detaje

Therja me thikë mes familjarëve në Pejë, Policia jep detaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:10 në fshatin Kosuriq në Pejë, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar me thikë disa familjarë.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Me datë 12.10.2022 rreth orës 18:10, Policia është informuar se në fshatin Kosuriq- Pejë, ka ndodhur një incident. Policia menjëherë iu është përgjigjur vendit të ngjarjes, aty i dyshuari fillimisht është ndaluar nga familjaret e tij dhe i njëjti është arrestuar nga Policia, i dyshuari ka pasur disa lëndime, gjithashtu janë arrestuar edhe 2 persona të tjerë lidhur me rastin, njëri nga ta ka pasur lëndime nga mjeti i mprehtë ( thikë), ne vendngjarje ishte edhe viktima e rastit e cila kishte lëndime në dorë, dhe dëshmitarja e këtij rasti”, ka thënë Rugova.

Sipas tij, të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Të lënduarve iu është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Pejë, personat e përfshirë në këtë rast janë intervistuar dhe me vendim të Prokurorit të shtetit, njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje për 48-orë, ndërsa të dyshuarit të tjerë lirohen në procedurë të rregullt. Rasti cilësohet Vrasje në tentativë, Dhunë në familje dhe Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, ka thënë Rugova.

Related Articles