Therja me thikë në Mitrovicë, 47-vjeçari me lëndime të rënda dërgohet në Emergjencë

Therja me thikë në Mitrovicë, 47-vjeçari me lëndime të rënda dërgohet në Emergjencë

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpeshherë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë dhe në përdorimin e armëve të zjarrit e mjeteve të mprehta. Gazeta Sinjali raportoi se një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në Mitrovicë, ku një person është therur me thikë.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 47-vjeçar, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në këtë qendër pasi fillimisht i ishte dhënë ndihma e parë në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, viktima ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa akoma nuk dihet motivi i incidentit.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

“Sipas informatave të pranuara, në afërsi të postes kryesore në Mitrovicë një person ka mbetur i lënduar dyshohet me mjet të mprehtë-thikë, personi është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë ndërsa njësitë kompetente janë duke u marrë me rastin”, tha ai.

Related Articles