Policia ka konfirmuar se një person është therur me thikë në Podujevë, pas raportimit rreth këtij incidenti.
Zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti tha se viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
“Sot rreth orës 19 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në sheshin e qytetit në Podujevë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që për përfshirje në këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar”, deklaroi Ahmeti.
