Therje me thikë në Mitrovicë, arrestohet një i mitur

Therje me thikë në Mitrovicë, arrestohet një i mitur

Një i mitur është arrestuar nga policia në Mitrovicë pasi dyshohet se aksidentalisht e ka therur me thikë një të mitur tjetër.

Sipas policisë, të dyshuarit i është konfiskuar thika e cila dyshohet të jetë e përdorur në rast.

Rasti po hetohet.

“Fsh. Kçiq i Madh, Mitrovicë 26.01.2023 – 07:50. Viktima mashkull kosovar i mitur, ka pranuar tretman mjekësor, pasi që sipas tij aksidentalisht ishte therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar i mitur. I dyshuari është arrestuar dhe i është konfiskuar thika e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Related Articles