Një incident i rëndë ka ndodhur sot në sheshin “Skenderbeu” të Mitrovicës, ku një person i mitur ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë. Sipas burimeve fillestare, viktima është therur gjatë një konflikti mes të rinjve.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar menjëherë personin e dyshuar, i cili po ashtu është i mitur.
“Pas një përleshjeje në shesh, një i mitur ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. I dyshuari, gjithashtu i mitur, është arrestuar dhe hetimet po vazhdojnë,” ka deklaruar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, raporton Gazeta Enigma.
Njësitë policore janë në terren për të hetuar rrethanat e plota të ngjarjes./GazetaEnigma/