Në orët e para të ditës së sotme ka ndodhur një incident në lokalin “Lavjerrs” në Prishtinë ku për motive akoma të panjohura, një 29-vjeçar është therur me thikë dhe për pasojë ka marrë lëndime trupore. Personi i dyshuar ka rënë në prangat e Policisë dhe tashmë ndodhet në mbajtje.
Burimet e sinjalit nga Emergjenca kanë bërë me dije se viktima që është sulmuar me mjet të mprehtë ëahtë dërguar në këtë qendër për trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkohë njësitë policore kanë kryer intervenuar në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe më pas është arrestuar edhe personi i dyshuar.
I njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku ësjtë intervistuar lidhur me rastin për të cilin dyshohet.
Ndaj tij, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor për 48 orë dhe brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e nevojshëm ligjore.