Therje me thikë në Tiranë, autori kapet dhe me një kallashnikov ‘ari’

Therje me thikë në Tiranë, autori kapet dhe me një kallashnikov ‘ari’

Një 45-vjeçar me iniciale F.G., është arrestuar nga efektivët e komisariatit nr.3 të Policisë së Tiranës, pas sherrit me një 38-vjeçar në Rrugën e Kavajës. Sipas policisë, autori goditi me thikë 38-vjeçarin dhe më pas u largua.

Ai shkoi në banesë, ku mori një kallashnikov së bashku me fishekët që i posedonte pa leje dhe i fshehu në rrugën “Mujo Ulqinaku”, së bashku me thikën që përdori në plagosje.

Policia, e cila nisi hetimet, zbuloi vendin ku kishte fshehur armët i dyshuari dhe sekuestroi kallashnikovin që e kishte lyer ngjyrë floriri. Ndërsa, 45-vjeçari u arrestua në flagrancë. Sa i përket të plagosurit me thikë, ai mori mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Related Articles