Therje me thikë në Lipjan, arrestohet një person

Therje me thikë në Lipjan, arrestohet një person

Këtë të martë një person është lënduar nga një mjet i mprehtë në Llipjan, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i ili ka njoftuar se në lidhje me rastin është arrestuar një person.

Tutje ai ka njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani, ndërkaq viktima është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 18:30, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, në rrugën Fehmi Agani në Lipjan.  Viktima dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Kurse, një person është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, njofton PK.

Related Articles