Thesar Ismajli i bashkohet Dinamos së Ferizajt, synon inkuadrimin në Ligën e Parë

Thesar Ismajli i bashkohet Dinamos së Ferizajt, synon inkuadrimin në Ligën e Parë

Mbrojtësi i talentuar i krahut të majtë, Thesar Ismajli është bërë me skuadër të re për sezonin 2022/2023, raporton Gazeta Enigma.

Ismajli ka nënshkruar kontratë me skuadrën e Dinamos së Ferizajt e cila në këtë sezon do të bëjë gara në Ligën e Dytë.

Dinamo nga Ferizaj në këtë sezon synon inkuadrimin në Ligën e Parë, pasi organizimi dhe transferet e lojtarëve nuk i mungojnë.

Ismajli ka deklaruar për Gazetën Enigma së është i lumtur që iu ka bashkuar skuadrës së Dinamos.

“Jam shumë i lumtur që iu kam bashkuar Dinamos.Synimi ynë në këtë sezon është inkuadrimi në Ligën e Parë, pasi nuk mungon organizimi në skuadrën tonë”, ka thënë ai për Enigmën.

Related Articles