Skuadra e Real Madridit përmes një komunikate tregon se portieri belg, Thibaut Courtois i është nënshtruar operacionit të suksesshëm në gjurin e tij të djathtë.
Courtois pësoi një lëndim gjatë stërvitjeve sa ishte duke u rikuperuar nga dëmtimi i parë që e kishte pësuar muaj më parë, shkruan Indeksonline
“Lojtari ynë Thibaut Courtois iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm sot për një çarje në meniskun e brendshëm të gjurit të tij të djathtë nën mbikëqyrjen e Shërbimeve Mjekësore të Real Madridit. Courtois do të fillojë procesin e rikuperimit në ditët në vijim”, shkruhet në njoftimin e klubit madrilen
Portieri i Kombëtares së Belgjikës pritet të mungojë më shumë se 7 javë dhe rrezikon pjesëmarrjen në Euro 2024.