Një burrë në Francë është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar zyrtaret policore në Francë dhe ka kryer mbi 27 mijë telefonata brenda dy muajsh.
I dyshuari thuhet të ketë thirrur në 14 departamente të ndryshme të Policisë ndërmjet 7 prillit dhe 18 majit.
Shumë nga thirrjet e tij përmbanin “komente ngacmuese seksuale për zyrtaret gra”, thuhet në njoftimin e autoriteteve policore.
I arrestuari është 47-vjeçar dhe me urdhër të Gjykatës i është nënshtruar testit psikiatrik.