Thirrja e Kryeministrit Kurtit për takim me liderët opozitarë, AAK thotë se ende nuk ka marrë ftesë

Thirrja e Kryeministrit Kurtit për takim me liderët opozitarë, AAK thotë se ende nuk ka marrë ftesë

Kryeministri Albin Kurti sot ftoi në takim tre liderët e opozitës, Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn, për të diskutuar për takimin e fundit që pala kosovare ka pasur me atë serbe në Bruksel.

“Ne jemi për dialog me parime dhe për proces transparent, prandaj edhe sot i dërgojë ftesë tre krerëve opozitarë për t’i informuar e për të diskutuar për takimin e fundit që kemi pasur në Bruksel dhe sfidat që i ka shteti ynë përpara”, tha Kurti përmes fjalimit të tij në mbledhjen e përgjithshme e këshillit të Vetëvendosjes.

Megjithatë, zëdhënësi i AAK-së, Lul Blaka, tha se partia ende nuk ka marrë ftesë nga Kurti, por se nëse një gjë e tillë ndodhë, do e shqyrtojnë.

“Nuk ka ardhur ndonjë ftesë nga Kurti, por nëse vjen, do e shqyrtojmë pjesëmarrjen”, thuhet në përgjigjen e Blakajt për Klankosova.tv.

Klankosova.tv po ashtu ka provuar të kontaktojë me përfaqëuesit e partive PDK dhe LDK, por që të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje nëse liderët do të pranojnë të takohen.

Related Articles