Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, i ka bërë thirrje ish-kancelarit Gerhard Schroder, që të jap dorëheqje nga pozita e drejtuesit të bordit të kompanisë shtetërore ruse “Rosneft”.
Scholz gjatë intervistës për televizionin gjerman ZDF tha se afërsia me kompanitë ruse nuk është më “çështje personale” prej se Schroder u largua nga pozita e kancelarit.
“Këshilla ime për Gerhard Schroderin është që të jep dorëheqje nga këto pozita”.
“Detyrimet nuk mbarojnë edhe pasi të jesh larguar nga pozita por ato vazhdojnë edhe pas saj”.
Ish-kancelari gjerman ka udhëhequr edhe projektin e njohur si “Nordstream 1” dhe “Nordstream 2” që sillte gazin rus direkt në Gjerman përmes Ukrainës.
Ky projekt nuk u certifikua nga shteti gjerman.
Gerhard Schroder, e ka mbajtur postin e kancelarit nga viti 1998 deri në vitin 2005.
Edhe Schroder por edhe kancelari aktual vijnë nga e njëjta parti, Partia Socialdemokrate (SPD)./Gazeta Enigma/