Thorgan Hazard nuk është përfshirë në skuadrën e Belgjikës për tu ndeshur me Finlandën në Shën Petersburg.
Më parë gjatë javës, menaxheri i Belgjikës Roberto Martinez tha se Hazard kishte një dëmtim të vogël dhe është konfirmuar se 28 vjeçari nuk do të udhëtojë me skuadrën për ndeshjen e tyre të fundit të Grupit B të hënën, raporton The Athletic.
Hazard filloi të dy ndeshjet hapëse të Belgjikës, një fitore 3-0 kundër Rusisë dhe një fitore 2-1 ndaj Danimarkës. Ai gjithashtu shënoi një gol të rëndësishëm në fitoren e vështirë kundër danezëve.
Një postim nga llogaria në Twitter e ekipit kombëtar të Belgjikës konfirmoi:
“Thorgan Hazard nuk do të udhëtojë me ekipin në Shën Petersburg”.
Anësori i Borussia Dortmund besohet të ketë pësuar një dëmtim në gju gjatë ndeshjes në Danimarkë. Ai gjithashtu nuk u stërvit me pjesën tjetër të skuadrës të shtunën. Martinez konfirmoi gjatë konferencës së tij për shtyp para ndeshjes se veteranët Axel Witsel, Eden Hazard dhe Kevin de Bruyne do të fillojnë ndeshjen e Belgjikës kundër Finlandës pas problemeve të tyre të fundit të dëmtimit.
“Eden, Kevin dhe Axel do të fillojnë kundër Finlandës sepse ne duhet të shohim se sa të aftë janë ata dhe sa kohë mund të luajnë”, tha Martinez.
Belgjika tashmë është kualifikuar në 16 të fundit pas fitoreve kundër Rusisë dhe Danimarkës.