Thyhet rekordi i të gjitha kohërave në Gjilan – temperatura arrin 41°C!

Thyhet rekordi i të gjitha kohërave në Gjilan – temperatura arrin 41°C!

Rekord historik i temperaturës është regjistruar sot në Gjilan, ku termometri ka shënuar 40.8°C, duke e bërë këtë ditën më të nxehtë të matur ndonjëherë në qytet, raporton Gazeta Enigma.

Lajmi është bërë i ditur nga Meteo Kosova, e cila njofton se matja është kryer nga Stacioni Personal Meteorologjik profesional në Gjilan. Kjo vlerë përbën rekordin më të lartë të temperaturës të regjistruar ndonjëherë në këtë qytet, duke e shënuar 25 korrikun si një ditë historike për motin ekstrem.

Sipas Meteo Kosova, të dhënat e regjistruara do t’i dërgohen platformave ndërkombëtare të motit dhe Organizatës Botërore të Meteorologjisë (WMO) për arkivim dhe verifikim zyrtar.

Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin këto ditë, po arrin kulmin, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të mesditës dhe të marrin masa mbrojtëse ndaj vapës ekstreme.

Related Articles