Beteja e parë u fitua, por lufta për t’i mbyllur grupet famëkeqe të krijuara nga Albkings, të cilët e quajnë vetën mbretër të pornove shqiptare, duket se do të jetë e gjatë.
Pasditen e së mërkurës, Kiks Kosova kuptoi nga informacionet brenda policisë për krime kibernetike se grupi Albkings ishte mbyllur. Lajmi u pa se ishte i vërtet, por pa kaluar disa orë një tjetër grup brenda aplikacionit Nicegram u krijua me të njëjtin emër.
Arsyet e mbylljes së grupit famëkeq, që numëronte rreth 70 mijë anëtarë, filluan të kërkoheshin nga burrat e frustruar brenda grupit të rikrijuar.
Përgjigje të prerë nuk dha askush, por hamendësimet ishin të ndryshme, duke nisur nga pasiguria e krijuar për shkak të raportimit në polici, nga emisioni Kiks Kosova, e deri te hakmarrja e një hakeri nga Lushnja, të cilit ia kishin publikuar foton e së motrës.
Grupi u rihap dhe shumë shpejt burrat po rigrumbullohen aty, kësaj radhe edhe më agresiv sesa herëve të tjera.
Vetë drejtuesit nën emrin “Albkings” bënin thirrje që të degjenerohet çdo grua.