Imami Bekim Jashari dhe analisti Nexhmedin Spahiu janë përplasur ashpër mes vete, duke kaluar edhe në ofendime, gjatë një debati.
Përplasja e tyre ka filluar pasi imami Jashari ka thënë se s’ka komb kosovar. Pas kësaj deklarate, ka reaguar Spahiu, i cili e ka quajtur këtë ofendim.
“Ofendimi është me thanë s’ka komb kosovar. Me thanë në Beograd ua nxjerri sytë, e jo këtu. I shaj me nanë ata që thojnë që s’ka komb kosovar…”, ka thënë Spahiu në RTV Dukagjini.
“Ka shtetas të Kosovës…”, ka vazhduar imami.
“Ti nuk ki drejtë me ofendu, me e mohu ekzistencën e një kombi. A merr vesh?”, i është drejtuar sërish Spahiu.
Më pas, Imami e pyeti Spahiun “Cilit komb? Kombit kosovar? S’ka ekzistu…”. Pas kësaj, ka reaguar Spahiu, i cili ka kaluar edhe në ofendime ndaj Jasharit, transmeton Reporteri.
“Po ti kokshe hajvan krejt bre”, i është drejtuar Spahiu imamit.
“Kush, çka je tu thanë”, tha më pas imami. Pas kësaj, ndërhyri moderatori i emisionit, i cili u kërkoi që të ndalin ofendimet.