Dr. Shqiptar Demaçi ka folur për njërën nga figurat kyçe të politikës së Kosovës, babin e tij, Adem Demaçin.
Meqenëse gjatë rrëfimit të tij u deklarua së nuk ka qenë bashkëveprimtar i babit në rrugën politike, Shqiptari e ndjenë veten bashkëveprimtar të tij në sferën personale.
“Unë jam i biri i Ademit, por jo bashkëveprimtar i Ademit. Bashkëveprimtar i Ademit në thonjëza jam në kuptimin që Ademi ka munguar në familje teksa energjinë e ka dhënë për çështje kombëtare. Ndihma jonë ka qenë që e kemi duruar mungesën e Ademit dhe natyrisht nuk ka qenë punë e vogël, nuk ka qenë e pasakrificë”, u shpreh ai.
Por që figura e Shqiptarit në shtëpi duket se nuk qe e mjaftueshme gjatë asaj periudhe kur i njëjti ishte në moshë goxha të re, pamjaftueshmëri kjo të cilën e ndjeu më së shumti bashkëshortja e Ademit, Xhemajlie Hoxha Demaçi.
“Mungesa e prindit për një kohë të gjatë në një familje e cila është e shënjuar nga shteti, ka një presion shumë të madh. Në momente të caktuara nëna ka pasur presion shumë të madh, e kanë larguar edhe nga puna”, tregoi ai për “Fakte me Adnan Merovcin”.
Përveç presionit psikologjik, Shqiptari tregon se e njëjta ka përjetuar edhe dhunë fizike nga kundërshtarët e Ademit.
Siç deklaroi Shqiptari, ajo u godit me shuplakë në mes të tregut, me ç’rast tregoi se edhe nga kush ka mundur të jetë ky veprim.