Pas përfundimit të Kampionatit Evropian “Euro 2020”, klube të ndryshme lart e poshtë Evropës kanë filluar trajnimin e tyre para-sezonal me seriozitet, ndër to edhe Arsenali i Mikel Artetas.
Arsenali luajti gjatë të shtunës një miqësore me Rangers, e cila përfundoi me barazim 2-2.
Transferimi i ri Nuno Tavares dhe Eddie Nketiah shënuan golat për ekipin londinez, ndërsa veteranët dëshpëruan.
Njëri nga ta padyshim se ishte kapiteni Pierre-Emerick Aubameyang, i cili ka dëshpëruar tifozët e Arsenalit me lojën e tij ndaj Rangers.
Aubayemang i ka humbur tri raste ideale para portës dhe kjo nuk po mund të kapërdihet nga tifozët e Topçinjve.
Ai shënoi vetëm dhjetë gola gjatë sezonit të kaluar, më pak se gjysma e asaj që ai shënoi para dy sezoneve.
Tani, në mënyrë alarmante, duket sikur ajo formë e dobët po shfaqet edhe një herë pasi paraqitja ndaj Rangers ka filluar të bëjë xhiron e mediave sociale.