Ballkani dhe Prishtina kanë ndarë pikët në ndeshjen e mbetur të xhiros së 14-të kampionale.
Sfida u mbyll 1:1 në stadiumin e qytetit në Suharekë, shkruan Gazeta Enigma.
Edvin Kuc hapi serinë e golave vetëm pas 11 minutave lojë, gol me të cilin suharekasit shkuan në pushim me epërsi.
Humbjen për Prishtinën e shmangu Kreshnik Uka që realizoi nga penalltia në minutën e shtatë shtesë.
Ndeshja përfundoi më polemika të shumta pasi që vendasit nuk u pajtuan me panalltinë e dhënë nga gjyqtari Visar Kastratit.
Më të përfunduar ndeshja, është vërshuar edhe faqja zyrtare e Ballkanit ku e akuzojnë Kastratin për humbjen e dy pikëve.
“Ballkani 1-1 Visar Kastrati”, ka shkruar një komentues në faqe.
Më poshtë mund t’i lexoni disa komente: /Gazeta Enigma/