Tifozët e Interit e ofendojnë Lukakun duke i vendosur një pankartë në Romë

Tifozët e Interit e ofendojnë Lukakun duke i vendosur një pankartë në Romë

Një grup i tifozëve ultras të Interit vendosën një pankartë në rrugët e Romës duke fyer sulmuesin Romelu Lukaku pas verës së tij të turbullt.

Sulmuesi belg 30-vjeçar fillimisht dukej i destinuar t’i bashkohej Nerazzurrëve në fillim të verës pas huazimit të sezonit të kaluar dhe klubi punoi shumë për të negociuar një marrëveshje me Chelsean, i cili nuk kishte dëshirë ta kthente atë në ekipit.

Pas disa javësh bisedimesh, hapat dukej se po ndërmerreshin, derisa Interi zbuloi se Lukaku kishte qenë fshehurazi në bisedime me Juventusin, duke i shtyrë ata të dorëzoheshin dhe të fokusoheshin në objektiva të tjerë.

Bianconerët më pas punuan për një marrëveshje, por përparimi ishte i ngadaltë për shkak të kufizimeve të tyre financiare.

Përfundimisht, Lukaku hoqi dorë nga pritja për Juventusin dhe shprehu gatishmërinë për t’u bashkuar me Romën , duke lënë përfundimisht Chelsean në një marrëveshje huazimi pa klauzolë blerje.

Sipas Calciomercato.com, sot në rrugët e Romës është shfaqur një pankartë, e vendosur nga një grup ultras të Interit, duke fyer Lukakun, duke e quajtur atë ‘të turpshëm’. 

Related Articles