Tifozët e Juventusit kundër transferimit të Lukakus: Nuk e duam

Tifozët e Juventusit kundër transferimit të Lukakus: Nuk e duam
Siç konfirmohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Interi ka vendosur që të largohet nga bisedimet për transferimin e Romelu Lukakut, dhe Chelseat do të informohet së shpejti për këtë gjë.

Interi është tejet i nevrikosur pasi që e morri vesh për bisedimet mes Lukakut dhe Juventusit disa ditë më parë, dhe për këtë gjë ka vendosur të largohet nga bisedimet me londinezët.

Juventusi dërgoi një ofertë prej 37.5 milionë eurove dhe 2.5 milionë euro të tjera në formë të bonuseve drejt Chelseat, por kjo ofertë do të vlejë vetëm nëse gjiganti italian e shet Dusan Vlahovic.

‘Zonja e Vjetër’ dhe klubet nga Arabia Saudite mbeten si opsion për Lukakun, ndërsa Interi po planifikon bisedimet për një sulmues të ri.

Së fundmi në lidhje me transferimin e mundshëm të belgut në ‘Allianz Stadium’ kanë reaguar edhe tifozët e klubit nga Torino.

“Ne Lukakun nuk e duam”, ishte thirrja që u ngrit disa herë jashtë portave të qendrës mjekësore këtë të hënë.

Më poshtë lajmi.net jua përcjellë videon:

Related Articles