Kanë përfunduar dy ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve.
Manchester United është eliminuar nga ky kompeticion, duke u mposhtur nga Atletico Madrid me rezultat 0 me 1.
Një gol i Lodit vendosi gjithçka në këtë takim, me Ronaldon me shokë që nuk arritën dot të bëjnë më pas përmbysjen e madhe.
Pas ndeshjes është sulmuar me gjësënde trajneri i Atletico Madrid, Diego Simone. Ai po vraponte drejt zhveshtores, por kjo gjë nuk u prit mirë nga tifozët vendas.