Zlatan Ibrahimovic në çdo shkallë të stadiumeve italiane ka kunndërshtarë që nuk e duan, e urrejnë për karakterin, mentalitetin dhe klasin e tij si futbollist. Ibrahimovic, përkundër moshës 40 vjeçare ai ende po arrin të vendosë ndeshje në kampionatin italian ‘Serie A’.
Në ndeshjen e fundit në fundjavën që lamë pas ai u ofenduan rëndë nga tifozët e Romës. Të pranishmit në stadiumin ‘Olympico’ të Romës, ofenduan në kor duke iu referuar Ibrahimovicit ‘ti je një cigan’.
‘Sei uno zingaro (‘ti je një cigan’) ishte ofendimi drejtuar Ibrahimovicit që ata e kënduan. Ylli botëror i futbollit iu kundërpërgjigj në mënyrën më të mirë tifozëve të skuadrës romake.
Ai shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë. ‘Ibra’ e festoi golin duke ngritur duart në drejtim të tifozëve për të iu kërkuar që të këndojnë më me zë. Goli dhe festimi i tij irritoi edhe më shumë tifozët e Romës.
Ky gol ishte i 400 në karrierë për klube, ndërsa i 150 me fanellën e Milanit. Milani mposhti Romën e Jose Mourinhos me rezultat 1:2 duke e barazuar Napolin në krye të Serie A me 31 pikë.