Sot u zhvillua ndeshja mes Lech Poznań dhe Legia Warszawa në elitën e futbollit polak, e cila u ndoq nga një stadium plot, gati 40,000 tifozë.
Në të morën pjesë edhe një grup i madh tifozësh të Legia të Varshavës, të cilët paraqitën një pankartë në shenjë proteste kundër agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.
Ata shfaqën një pankartë me Putinin duke u varur me litar.
Ata edhe këndonin këngë ofenduese për Rusinë, madje Putinin e quanin ‘kur** ruse’.