Tifozi qëndroi për 10 orë para shtëpisë së Messit, veprimi i Antonellas zbuloi “misterin”

Tifozi qëndroi për 10 orë para shtëpisë së Messit, veprimi i Antonellas zbuloi “misterin”

Tifozi Juan Polcan është një djalë që ka treguar se këmbëngulja shpërblehet vërtet.

I riu kishte vetëm një qëllim, të bënte një foto dhe të merrte një autograf nga Lionel Messi, kështu që ai doli para shtëpisë së tij dhe priti 10 orë për atë moment.

Në një moment familja e Messit ka dashur të lajmërojë policinë për shkak të një djali të dyshimtë që ka qëndruar gjatë gjithë kohës para shtëpisë, por më pas Antonella ka dalë dhe pas një bisede të shkurtër ka zgjidhur misterin.

“Arrita atje në tetë të mëngjesit në Paris dhe m’u deshën 45 minuta për të gjetur shtëpinë e Messit. Fillova të prisja në nëntë kur pashë që ai kishte shkuar në stërvitje”, tha Polkan në një deklaratë.

“Kur u kthye rreth orës 13:00, nuk munda t’i afrohesha, por isha i sigurt se më pa. Rreth orës 15:30, Antonella doli, uli xhamin e veturës, foli me ne dhe tha se do të merrte fëmijët në shkollë. Tre orë më vonë ajo u shfaq, por nuk më dha mundësinë të takohesha”, shtoi ai.

Related Articles