Tifozi vdes gjatë ndeshjes, Granada – Ath. Bilbao nuk vazhdon

Tifozi vdes gjatë ndeshjes, Granada – Ath. Bilbao nuk vazhdon

Një tifoz i futbollit ka vdekur në tribunat e stadiumit “Los Carmenes”, dhe kjo ka bërë që ndeshja ndërmjet Granadas dhe Athletic Bilbaos të shtyhet për ndonjë ditë tjetër. Fillimisht, ndeshja ishte ndërprerë nga gjyqtari kryesor për t’iu dhënë tifozit ndihma mjeskësore.

Është përdorur edhe defribiliatori. Megjithatë, tifozi nuk ka arritur që t’i përballojë sulmit kardiak dhe ka vdekur. La Liga dhe klubet kanë njoftuar për rastin dhe kanë vendosur që kjo ndeshje të shtyhet.

“La Liga dhe klubet janë pajtuar për ta suspenduar këtë ndeshje për shkak të vdekjes së tifozit në ‘Los Carmenes’. Athletic Bilbao shpreh keqardhje për ngjarjen në tribuna dhe i dërgon mesazh përkrahës familjes së tij”, ka shkruar Bilbao në Twitter. Në momentin kur është ndërprerë ndeshja, Bilbao ishte në epërsi 1:0 me golin e Inaki Williamsit, që realizoi në minutën e gjashtë.

Related Articles