Tifozja shqiptare festoi fitoren e Zvicrës me flamurin kuqezi, polici zviceran i tha me shaka se kishte flamurin e gabuar

Tifozja shqiptare festoi fitoren e Zvicrës me flamurin kuqezi, polici zviceran i tha me shaka se kishte flamurin e gabuar

Triumfi i Zvicrës ndaj Francës në Kampionatin Evropian ishte ndër momentet më interesante deri më tani në ‘Euro 2020’.

Helvetikët u kthyen nga disavantazhi prej 3-1 për të barazuar (3-3) ndaj përfaqësueses së Les Bleus dhe pas vazhdimeve fituan në penallti.

Duke qenë se ekipi i Zvicrës ka tifozë të shumtë shqiptarë, falë futbollistëve me origjinë shqiptare që e përfaqëson këtë skuadër, nuk kanë munguar edhe festimet e tyre.

Fan-Scherz der Berner Polizei geht viral: «Falsche Fahne für heute Abend

????????⚽ Nach dem Spiel Schweiz gegen Frankreich wunderte sich eine in eine Albanien-Fahne eingepackte junge Frau, als ihr plötzlich ein Polizist übers Megafon mitteilte, sie habe die falsche Flagge dabei. Das Video geht derzeit viral. Alle Parteien nehmen es mit Humor.Posted by Blick on Wednesday, June 30, 2021

Një video, në të cilën shfaqet një e re shqiptare e mbuluar me flamurin kuqezi, është bërë ‘virale’ në rrjetet sociale.

Në videon e publikuar nga Blick, një polic ka bërë shaka duke i thënë se e ka flamurin e gabuar – megjithatë vajza vazhdoi tutje duke e ngritur flamurin.

“Ky është flamuri i gabuar për sonte. Shiko përpara dhe vazhdo tutje, faleminderit. Tung”, dëgjohet duke thënë me shaka polici në altoparlant./Gazeta Enigma/

Related Articles