TikTok ishte aplikacioni më i shkarkuar në botë në vitin 2020 pasi i mori vendin e parë Facebook Messenger, sipas kompanisë së analizave dixhitale App Annie.
Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Gazeta Enigma, platforma kineze e shpërndarjes së videove është aplikacioni i vetëm që nuk është në pronësi të Facebook, që gjendet në pesë “top-shkarkimet” globale të aplikacioneve.
Popullariteti i vazhdueshëm i TikTok u shfaq edhe pasi ish-presidenti amerikan Donald Trump u përpoq ta ndalonte atë në Amerikë.
Ndryshe, aplikacionet në pronësi të Facebook kanë mbajtur vendin e parë që nga fillimi i sondazhit në vitin 2018 dhe kompania ende dominoi “kreun e tabelës”.