TikTok: Prindërit do të njoftohen për postimet e fëmijëve të tyre

TikTok: Prindërit do të njoftohen për postimet e fëmijëve të tyre

TikTok ka njoftuar se do t’i informojë prindërit sa herë që fëmija i tyre publikon një video, si pjesë e mjeteve të reja të sigurisë të prezantuara këtë javë.

Ky funksion vjen vetëm pak ditë pasi Mbretëria e Bashkuar prezantoi rregulla të reja gjithëpërfshirëse për sigurinë në internet, raporton Sky News.

Me përditësimin e ri, prindërit do të marrin njoftime kur fëmija i tyre bën një postim publik. Po ashtu, ata mund të informohen edhe kur fëmija i tyre raporton një video, megjithëse nuk do të kenë qasje për të parë përmbajtjen e raportuar.

TikTok ka pasur opsione për kontroll prindëror për më shumë se pesë vite, ndërsa edhe platforma të tjera si Instagram ofrojnë mundësinë e lidhjes së llogarive mes prindërve dhe fëmijëve për mbikëqyrje më të lehtë.

Related Articles