Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, i është kundërpërgjigjur deklaratës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila deklaroi se “qeveritë e kaluara e kanë mësuar keq Serbinë, duke i thënë ‘po’ për gjithçka”.
“Sipas Albulena Haxhiut, Beogradi e paska porosit kryeministrin Haradinaj që ta formojë ushtrinë, t’ia kthejë Trepçën Kosovës dhe ta pavarësojë Kosovën energjetikisht. Gjithashtu sipas Albulenës, Beogradi e paska porosit Haradinajn edhe me jua vendos taksën”, ka shkruar Kadijaj në Facebook.