Time Kadrijaj tregon nëse do e votonin Limajn për kryekuvendar

Time Kadrijaj tregon nëse do e votonin Limajn për kryekuvendar

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se nuk kanë biseduar ende si subjekt politik nëse do të votojnë pro Fatmir Limajn, nëse propozohet të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit.

Në emisionin DPT Fidani, ajo ka theksuar se ata kanë diskutuar për të votuar pro deri tani nëse propozohen Saranda Bogujevci, Shqipe Mehmeti-Selimi dhe Glauk Konjufcën, si kandidatë për kryetar apo kryetare të Kuvendit.

“Ne ashtu si kemi diskutuar në partinë tonë, nuk marrim vendim aty për aty, kemi diskutuar se nëse këta kandidatë do të propozohen për kryetar të Kuvendit do t’i votojmë. Nëse Fatmir Limaj propozohet si kandidat për kryetar të Kuvendit ne si AAK nuk e kemi diskutuar nëse do ta votojmë, duhet të diskutohet në instanca të partisë, edhe ne si grup parlamentar nuk mund të vendosim për vota për këdo qoftë”, tha Kadrijaj.

Related Articles