Tirana kundër Diddelengut, Shkupi kundër Lincolnit

Tirana kundër Diddelengut, Shkupi kundër Lincolnit

Krahas Ballkanit, në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, do të paraqiten edhe dy skuadra shqiptare.

Bëhet fjalë për kampionen e Shqipërisë, Tiranën dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Shkupin.

Në këtë raund, Tirana do të përballet me ekipin nga Luksemburgu, Diddeleng, ndërsa, Shkupi do të luajë ndaj ekipit nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps.

Tirana në duelin e parë është mysafire, kurse Shkupi vendas.

Related Articles