Një 48-vjeçar është dhunuar barbarisht nga gjashtë persona teksa priste flokët në berberhane në Tiranë.
Organizatorë të dhunës janë biznesmeni Luçiano Koçeku dhe 5 anëtarë nga fisi i tij. Policia ka arrestuar dy prej tyre ndërsa në kërkim janë shpallur 4 të tjerë.
Ata akuzohen se dhunuan barbarisht një 48-vjeçar, si hakmarrje për sherrin masiv që ndodhi në gushtin e 2024-ës në club Sin në Palasë gjatë kohës që performonte live këngëtari i njohur grek, Konstandinos Argiros.
Disa muaj më vonë boznesmeni duket se ka organizuar hakmarrjen. Të gjithë si grup, 6 persona, vëzhguan lëvizjet e presë së tyre Adriatik Roshi 48 vjeç, dhe pritën derisa hyri në një berberhane pranë ish-Doganës për të prerë flokët.