Dy persona janë arrestuar në Tiranë, për kontrabandë. Policia thotë se të arrestuarit dyshohen se tregtonin mallra kontrabandë pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.
Kontrollet u bënë në farmaci dhe në një depo, në pronësi të dy të arrestuarve, raporton Euronews Albania.
Sipas policisë, mallrat e gjetura pa pullë fiskale janë ilaçe dhe pajise dentare, vlera e të cilave shkon në 17 mijë euro.
Grupi hetimor po verifikon të gjitha të dhënat për të zbuluar aktivitetin e të arrestuarve, të cilët kryenin evazion fiskal duke tregtuar mallra pa pullë fiskale përkatëse.