Gjykata e Tiranës ka dhënë dënimin për dy vëllezërit S. Sh. dhe A. Sh., autorë të vrasjes së taksistit A. B., rreth dy vite më parë në aksin rrugor “Fushë Krujë-Vorë”.
S.Sh. është dënuar me 14 vjet e tetë muaj burgim, ndërsa vëllai i tij A.Sh. me 15 vjet.
Vrasja ndodhi pasditen e tre gushtit të vitit 2020, ku taksisti u qëllua me shtatë plumba. Ajo që S.Sh., e quajti “errësimi i syve” ka lidhje me thashetheme që u përhapën në fshatin e tyre për lidhjen e mamasë me taksistin e familjes. Vëllai më i madh S.Sh. tha në gjykatë se kur u kthye nga Greqia kuptoi që historia ishte përhapur në zonë dhe ngado flitej për Abdulla Budllën dhe të ëmën e tij, por ndërkohë ai mësoi se viktima kishte ngacmuar edhe një anëtar tjetër të familjes.