Këtë të hënë ka ndodhur një aksident me fatalitet në zonën e Yrshekut në Tiranë, ku një i mitur ka përplasur për vdekje një të moshuar, raporton Gazeta “Enigma”.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:40, kur i mituri, duke drejtuar një automjet të familjarëve të tij, ka aksidentuar shtetasin S. V., 82 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.
Policia ka arrestuar një 15-vjeçar i cili dyshohet se duke drejtuar një veturë të familjarëve të tij, ka aksidentuar për vdekje shtetasin S.V., 82-vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë.
Përkundër përpjekjeve për ta shpëtuar, i moshuari ndërroi jetë rrugës për në spital. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.