Një 23-vjeçar është arrestuar pasi shiste kanabis në kryeqytet, në Tiranë.
Pasi e siguronte lëndën narkotike, ai e ndante në sasi të vogla që më pas ta shpërndante.
“Në rrugën ‘Athina’, në Kamzë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin K. D., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa,” – thuhet në njoftimin e policisë.
Ende po punohet për të dokumentuar gjithë veprimtarinë kriminale të 23-vjeçarit.