Në Petrelë të Tiranës, një punëtor pësoi lëndime në dorë gjatë një aksidenti në një makineri për prodhimin e vajit të ullirit.
Bëhet e ditur se si pasojë 65-vjeçari ka humbur jetën, raporton Abcneës.al.
“Më datë 19.12.2024, në fshatin Barbas, Petrelë, shtetasi M. P., rreth 65 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar dorën në makineri në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit në pronësi të shtetasit Xh.H, dhe si pasojë ka humbur jetën”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.