Janë arrestuar dy infermiere në Tiranë, pas vrasjes së ndodhur në azilin e të moshuarve mëngjesin e kësaj të enjteje. Dyshohet se infermieret kanë penguar zbardhjen e së vërtetës.
Sipas informacioneve të siguruara nga Euronews Albania, infermierja pasi ka parë të moshuarin që ka ndërruar jetë ka telefonuar një agjenci funerale për të tërhequr trupin e pajetë
Në momentin që po kryheshin procedurat në morg është vërejtur që ka pasur dëmtime serioze dhe është njoftuar policia, raporton euronews.al.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit në një azil privat në kryeqytet këtë të enjte, ku një i moshuar ka qëlluar për vdekje shokun e tij të dhomës.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se si autori ashtu edhe viktima vuanin nga skleroza.