Tite largohet zyrtarisht nga Kombëtarja e Brazilit: Falënderojë lojtarët dhe federatën

Tite largohet zyrtarisht nga Kombëtarja e Brazilit: Falënderojë lojtarët dhe federatën

Adenor Leonardo Bacchi, i njohur më mirë si Tite, është larguar zyrtarisht nga kombëtarja e Brazilit.

Trajneri, i cili ka drejtuar kombëtaren braziliane në gjashtë vite e gjysmë dhe ka qenë në krye në Botërorin 2018 në Rusi dhe 2022 në Katar, ka ndërprerë dje kontratën me Federatën pasi vetë ka njoftuar me një shënim.

“Dua të falenderoj lojtarët, punonjësit, drejtuesit dhe ju gazetarët me të cilët mund të kem pasur mendime të ndryshme, por gjithmonë me respekt absolut”, ishin fjalët e Tites.

Brazili tashmë është në kërkim të një zëvendësuesi, ku primar mbetet emri i spanjollit Luis Enrique.

Related Articles