Një tjetër tërmet është ndjerë në Shqipëri, pas lëkundjeve të forta të 9 janarit, ndërsa raportohet se epiqendra ka qenë sërish në Greqi.
Magnituda e tërmetit është 4.3 e shkallës Rihter. Epiqendra e lëkundjeve ka qenë në Florinë të Greqisë, ndërsa thellësia e lëkundjeve ishte 11 km.
Raportohet që lëkundjet të jenë ndjerë së tepërmi në Korçë, ndërsa deri më tani nuk raportohet të ketë shkaktuar dëme materiale apo në njerëz.
Kujtojmë që edhe dy ditë më parë, një tërmet goditi Greqinë me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter. /Gazeta Enigma/.