Turqia nuk gjen paqe nga tërmetet. Një tjetër tërmet i ri me magnitudë 4.9 Rihter ka goditur Turqinë qendrore këtë të martë.
Ndërkohë sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ishte 17 kilometra larg Kezaresë.
Thellësia e rëemetiti ishte vetëm dy kilometra. Më herët sot, një tjetër tërmet me magnitudë 4.5 goditi një zonë të afërt në perëndim të Kahramanmaras.
Kujtojmë se dje u bë një muaj nga tërmetet shkatërruese në Turqi e Siri, gati 46 mijë të vdekur vetëm në anën turke të kufirit e 6 mijë në krahun tjetër dhe mbi 13 mijë pas-lëkundje, njerëzit në zonat më të prekura ende jetojnë në frikë.