Hajnat tmerrojnë familjen e Lindelof, u futen në shtëpi

Hajnat tmerrojnë familjen e Lindelof, u futen në shtëpi

Derisa mbrojtësi suedez po paraqitej në ndeshjen e Man Utd kundër Brentfordit, hajnat kanë hyr në shtëpin e tij ku gjithashtu gjendej e vetmuar gruaja e tij Maja Nilsson Lindelof me djalin tre vjeçar si dhe beben e vogël.



Në një postim në Instagram, Maja ka shkruar se ishin të tmerruar nga ngjarja dhe që kishin arritur të fshiheshin në një dhomë, ndërsa tani gjenden në Suedi tek familja e tyre.

“Isha vetëm në shtëpi me të dy fëmijët, por arritëm të fshiheshim dhe të mbylleshim në një dhomë përpara se ata të hynin në shtëpinë tonë. Ne jemi mirë në këto rrethana, por padyshim që ishte një moment shumë traumatik dhe i frikshëm për të dy dhe fëmijët e mi të vegjël. Tani jemi në Suedi dhe po kalojmë pak kohë me familjet tona”, ka thënë Maja.

Related Articles