Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se toger Leotrim Mëziu në FSK ka marrë çmimin “International Honor Graduate” në Georgia të ShBA-së.
Në Facebook, Maqedonci ka bërë të ditur se Mëziu ka përfunduar me rezultate të larta Kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë (IBOLC), në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Gjatë 19 javëve sa zgjati ky kurs, Toger Mëziu ka treguar performancë të lartë, duke e prezantuar denjësisht Forcën e Sigurisë së Kosovës, në mesin e 170 pjesëmarrësve sa ishin në kurs, oficerë amerikanë dhe oficerë nga shtete të ndryshme të botës”, ka shkruar Maqedonci.