Togo krenohet se e çnjohu Kosovën, Daçiq edhe më 2019 pati prezantuar notën e tërheqjes

Togo krenohet se e çnjohu Kosovën, Daçiq edhe më 2019 pati prezantuar notën e tërheqjes

Shefi i Diplomacisë së Togos, Robert Dussey, ka konfirmuar sot në Beograd tërheqjen e njohjes së Kosovës.

Kështu njoftoi sot agjencia e lajmeve, Beta.

”Dua të ju siguroj për mbështetjen e parezervë të Republikës së Togos kur bëhet fjalë për mbrojtjen e integritetit territorial të Serbisë. Ne në Togo e njohim vetëm një Serbi, unike. Dhe më vjen mirë që e përmendët tërheqjen e njohjes së Kosovës, dhe ju konfirmoj se kjo tërheqje është përfundimtare”, citohet të ketë thënë Dussey, sot gjatë një konference për media.

Po ashtu ai ka shtuar se 54 shtetet afrikane përbënin një të tretën e shteteve anëtare të OKB-së, duke u ankuar se diplomacia serbe për një moment ishte larguar nga Afrika për t’u rikthyer sërish përmes Ivica Daçiq.

E ky i fundit ndërkohë shtoi se pas vizitës së tij në këtë shtet, Togoja kishte vendosur të tërhiqte njohjen e Kosovës.

Në anën tjetër, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u shpreh i kënaqur me vizitën e ministrit Robert Dussey.

“Serbia është e përkushtuar për të nxitur marrëdhëniet më të mira me vendet afrikane, bazuar në respektin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë”, theksoi Presidenti Vuçiq dhe i kërkoi ministrit Dussey t’i bëjë një ftesë presidentit të Republikës së Togos për të vizituar këtë vend.


Kujtojmë që në gushtin e 2019-ës, qe po ashtu Ivicia Daçiq, ai i cili kishte njoftuar për tërheqjen e njohjes së shtetit të Kosovës, nga Togo.

Ai këtë e kishte prezantuar publikisht përmes një note të dokumentuar ku thuhej se figuronte çnjohja ndaj Kosovës.

Related Articles